728 x 90 Leaderboard

Përleshjet në Gaza dhe ambasada amerikane në Jeruzalem: dhuna izraelite në foto

Të paktën 55 palestinezë u vranë dhe më shumë se 2 mijë të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve në kufirin midis Gazës dhe Izraelit gjatë protestave kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem. Palestinezët po ashtu, shënojnë 70-vjetorin e Nakba-s, ose ditës së “Katastrofës” kur palestinezët u dëbuam me forcë nga fshatrat e tyre gjatë luftës që solli krijimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948.

Fotot e shkrepura nga fotoreporterët e medias ndërkombëtare sjellin të gjallë këtë masakër ndërkohë që nga ana tjetër, autoritetet izraelite shënojnë zbatimin e vendimit të presidentit Donald Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Trupat izraelite qëllojnë gaz lotsjellës ndaj protestuesve palestinezë gjatë përleshjeve pas protestës në afërsi të kufirit me Izraelin në pjesën veriore të rripit të Gazës.
Demonstruesit palestinezë vrapojnë për mbrojtje nga zjarri izraelit dhe gazi lotsjellës gjatë protestës kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem dhe në prag të 70-vjetorit të Nakba-s.
Protestues palestinez mban një litar gjatë përleshjeve në kufi.
Një ushtar izraelit përpiqet të shuajë një zjarr në një fushë drithi në afërsi të vendbanimit Nahal Oz, përgjatë kufirit me rripin e Gazës.
Palestinezët mblidhen rreth trupit të një burri në Khan Yunis, vrarë gjatë protestave.
Palestinezët u vendosën zjarrin gomave për të ndaluar forcat izraelite.
Benjamin Netanjahu, Jared Kushner, Ivanka Trump, dhe zyrtarë të tjerë marrin pjesë në hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem.
David Friedman, ambasadori amerikan në Izrael dëgjon fjalimin e Jared Kushner gjatë ceremonisë së hapjes së ambasadës.
Ivanka Trump zbulon pllakatën e inagurimit në ndërtesën e re të ambasadës amerikane në Jeruzalem.
Benjamin Netanyahu, Sara Ben-Artzi, Ivanka Trump, dhe Jared Kushner pozojnë për selfie pas ceremonisë.
Demonstrues palestinez në Abu Safia hedh gur drejt pozicioneve izraelite.
Familja e palestinezit Shaher al-Madhoon, vrarë gjatë protestës në kufirin e rripit të Gazëz, të dëshpëruar në morgun e spitalit në Gaza.
Palestinezët i fshihen zjarrit të armëve ndërsa përleshen me forcat izraelite.
Demonstrues palestinezë largohen nga zjarri dhe gazi lotsjellës, gjatë protestave që lanë pas dhjetëra të vrarë.
Palestinezët mbajnë një demonstrues të plagosur për ta larguar nga zona e protestës. Bëhet fjalë për një nga qindra personat që kërkuan ndihmë mjekësore nga një sistem tepër i papajisur në Gaza.
Mjekët palestinezë ngrenë krahët ndaj snajperave izraelitë ndërsa përpiqen të mbledhin demonstruesit e plagosur.
Një burrë palestinez përdor tymin e gomave në flakë për t’u mbrojtur në afërsi Khan Yunis
Njësi gazi lotsjellës të qëlluara nga forcat izraelite të sigurisë shpërthejnë sipër demonstruesve palestinezë ndërsa ata vrapojnë për mbrojtje.
Njerëzit bëjnë fotografi të flamujve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit të projektuar si shenjë uniteti në muret që rrethojnë qytetin e Vjetër të Jeruzalemit.                                                                                                                                                                                                                                 Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

 

Related posts