PËRGJIMET/ Të reja nga Bild: Imer Lala, njeriu i Shpëtim Idrizit, investohet në fitoren e PS-së në Dibër

Bild-i gjerman ka trazuar sërish, duke publikuar të tjera përgjime, po nga Dosja e Dibrës, aspak e krahasueshme me atë të komunikimeve Dako-Avdulaj.

Në përgjimet e radhës ka dalë për herë të parë i shumënjohuri i Dibrës, Imer Lala, vajza e të cilit hyri në parlament më siglën e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, duke u çamëzuar politikisht.

Imer Lala, një ndër eksponentët kriminalë të Dibrës, i cili daton si i tillë që në mesin e viteve ’90, e për të cilin thuhet se vitet e fundit është ai që bën ligjin në zonë, duke diktuar deri dhe mbi institucionet e shtetit, është përgjuar duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, njeriu që drejtoi fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër në vitin 2016, në të cilat fitoi Muharrem Rama i PS-së ndaj Sherefedin Shehut të PD-së.

Ja një substrat i tyre:

Damian Gjiknuri: Alo
Imer Lala: A je tu ardh 5 minuta, si e ke punën
Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej
Imer Lala:  Po e pimë kafen thashë po kam lënë njerëzit që të ndajmë sot monitorimin e tendave.
Damian Gjiknuri: Tek kioska aty jeni, tek lokali jot
Imer Lala:  Eee. Mos u vono të lutem.

Ky komunikim është një prej dhjetrave të publikuara sërish nga Bild, ku veç Gjiknurit shfaqet dhe ish-ministri Tahiri, i cili përgëzon vartësit në Rend mbi punën e kryer që u finalizua me fitore.

Kujtojmë dhe njëherë se Imer Lala ishte njeriu i Shpëtim Idrizit dhe i Aqif Lalës në Dibër, i angazhuar në këto zgjedhje, pasi PS shmangu LSI dhe provoi të fitonte në një aleancë të ngushtë me PDIU-në, siç dhe ndodhi. Kohë më vonë, siç dihet, shpërthyen dhe akte dhune në ambientet e Bashkisë së Dibrës, pasi një i deleguar i mazhorancës nga Tirana, nisi të hiqte nga puna njerëzit e Shpëtim Idrizit, sjellë aty nga Imer Lala, i cili kishte përplasje me kryetarin e ri Muharrem Rama.

Ç’prej atehëre e ç’prej asaj ngjarjeje, Rama e Idrizin nisin ftohjen. Reme Lala kalon në nga PDIU te PS, e sot, Idrizi është krah Bashës pasi humbi dhe Imer Lalën, e rrjedhimisht influencën elektorale në Dibër. /tesheshi.com/                      

 

auto pjese dak

Related posts