Përgjimet e fundit nga Bild, Basha: Rama, vjedhje në çdo zgjedhje

Në një deklaratë për media për publikimit të radhës së një serie përgjimesh nga Bild, kreu demokrat Basha u shpreh se Rama ka mundur të vjedhë të gjithë zgjedhjet e organizuara prej qeverisë së tij.

“Në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka zhvilluar Edi Rama. Ky është përfundimi që del nga përgjimet e BILD dhe skandalet e tjera. Përgjimet na kanë dëshmuar skemën, përmasat dhe metodat. Kupola e Rilindjes në krye të PS-së nuk ka bërë asnjë dallim mes kriminelëve që ka përdorur”, tha Basha.

Ai kërkoi ndëshkim për të gjithë ata që kanë kryer krim elektoral.

“Asgjë nuk do të harrohet dhe tolerohet, rruga drejt normalitetit kalon nga nxjerrja para drejtësisë e të gjithëve. Asnjë hap nuk do të bëhet pa ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur votat”, tha Basha.  /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts