728 x 90 Leaderboard

Përfundon kampionati anglez me 100 pikët e Man. Sitit dhe Salah-un si lojtari i sezonit

Në Premier League janë luajtur ndeshjet e javës së 38-të, përndryshe, të javës së fundit. Nuk ka patur asnjë barazim në të dhjetë ndeshjet, ku nuk kanë munguar dhe fitore të tilla si ajo e Totenhemit ndaj Lestër Sitit, 5-4.

Kampionët e Mançester Sitit kanë fituar 0-1 në fushën e Sauthemptonit dhe e kanë mbyllur kampionatin në kuotën e 100 pikëve.

Bashkë me skuadrën e Guardiola-s, siguruan pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm në Champions League dhe Mançester Siti, Totenhemi dhe Liverpuli.

Ky i fundit mposhti 4-0 Braitonin, me golin e parë të shënuar nga Mohamed Salah. Egjiptiani vendosi një rekord me golin e tij, i 32-ti në këtë sezon të Premier League-s. Golashënuesi më i mirë mori më herët këtë ditë dhe çmimin e Lojtarit të Vitit në Premier League. Në tërësi, 44 janë golat e shënuar nga Salah këtë sezon për Liverpulin në 51 aktivizime.

Çelsi u mposht 3-0 në fushën e Njukasëllit, dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Europa League, si mbajtës i vendit të pestë në renditje.

Arsene Wenger i vuri kapak historisë së gjatë me Arsenalin me një fitore 0-1 në transfertën ndaj Hadërsfilldit. “Topçinjtë” u renditën të gjashtët në klasifikim, të mbetur jashtë veprimtarive europiane sezonin e ardhshëm.

Suonsi Siti, Stouk Siti dhe Uest Bromuiç do të luajnë sezonin e ardhshëm në Championship. /tesheshi.com/      

Related posts