Përfundimi i linjës së interkonjeksionit Shqipëri – Kosovës, Isa Mustafa e e krahason me Rrugën e Kombit

Ka përfunduar linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë, projekt i financuar nga banka Gjermane KFW, që për krerët e qeverive në dy anët e kufirit, është një ngjarje e madhe, edhe me vlerë kombëtare.

“Është një ngjarje e shënuar në rrugën e integrimit të hapësirës sonë përmes një integrimi të gjithanshëm, duke filluar nga energjia e duke vazhduar në të gjithë sektorët. Kemi bërë shumë së bashku për të përafruar në çdo sektor qasjen tonë ligjore dhe administrative”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Ndërsa kryeministri kosovar Isa Mustafa u shpreh: “Ky projekt ka shumë rëndësi, është ekuivalent me “Rrugën e Kombit”. Përmbush zotimet tona për të krijuar një sistem të qëndrueshëm energjetik”.

Ndërsa kreu i Energjitikës shqiptare, Damian Gjiknuri, bëri me dije vitin e ardhshëm do të fillojë linja e interkonjeksionit me Maqedoninë.

“Sektori energjetik po jep shenja që po kalon nga ringjallja në konsolidim”, tha Gjiknuri.

Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Kosovë ka një gjatësi totale 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km shtrihen në territorin e Kosovës. Segmenti i parë i parë i linjës nga Tirana në Vaun e Dejës me gjatësi 80 km përfshin shtrirjen e qarkut të dytë në linjën ekzistuese Tiranë-Podgoricë dhe Segmenti i dytë i linjës konsiston në ndërtimin e një linjeje të re me një qark Vau i Dejës-Morinë me gjatësi 71 km. /tesheshi.com/

Related posts