PËRBETIMI/ Opozita bllokon rrugët, Basha nga Miloti: dhëmb për dhëmbë më 30 qershor

Kreu demokrat Basha paralajmëroi dhe njëherë se nuk do lejojë proces votimi në zgjeedhjet lokale të 30 qershorit, nëse opozita, ajo jashtë parlamentare që ka djegur mandatet, nuk do marrë pjesë në to. E siç dihet, kushti i pjesëmarrjes është largimi i Ramës.

Ditën kur ky i fundit kujtoi ndëshkimet ligjore për çdo pengim procesi votimi, duke kujtuar se janë votuar me inisiativë të PD-së kur ajo qeveriste, e mbështetur dhe nga PS në kushte opozite, Basha shpalli:

“Asnjë qendër të vetme votimi nuk do të lejojmë, do të luftojmë sy për sy e dhëmbë për dhëmbë për demokraci”.

Përbetimi tjetër i tij qe ajo për mosbindje civile.

“Kjo e sotmja është vetëm fillimi i mosbindjes civile”, tha kreu demokrat.

Deklarimet e tij u bënë në një prej vendgrumbullimeve të militancës opozitare përgjatë bllokimit të disa akseve rrugore. Vetë Basha qe në Milot, aty ku shprehu dhe bindje e tij se ka popullin me vete.

“Shpreh mirënjohje për pjesëmarrjen tuaj masive dhe monumentale këtë të enjte në Milot dhe falenderoj të gjithë protestuesit e tjerë në akset e tjera. Ata nisin sot aktin e mosbindjes civile si provë e forcës së pathyeshme të popullit shqiptar, për ta çuar deri në fund betejën”, theksoi kreu demokrat.

Bllokimi i akseve rrugore, në disa raste u shoqëruar dhe me djegie gomash, me dekor prej tymi e flake, nga ky dilnin thirrjet “Rama ik”. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts