PËRBETIMET/ Trump në një fjalimin vjetor: nga cilësimi i Iranit si “shumë i keq”, te muri që do ngrihet e AIDS-i që do zhdukë

Presidenti Trump mbajti një fjalim vjetor tradicional në Kongres, të cilin e nisi me çështjen më të ndjeshme në politikën e brendshme amerikane, murin me Meksikën.

“Në të kaluarën, shumica e njerëzve në këtë sallë kanë votuar për këtë mur, por muri i vërtetë asnjëherë nuk është ndërtuar. Unë do ta ndërtojë atë”, ka thënë Trump.

Edhe pse emigracionit ilegal të quajtur “krizë urgjente kombëtare,” Trump nuk e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që do të lejonte atë për të anashkaluar Kongresin në financimin e murit. Në vend të kësaj, ai u kërkoi republikanëve dhe demokratëve të arrijnë një kompromis mbi çështjen e emigracionit.

“Muret shpëtojnë jetë. Pra, le të punojmë së bashku për të arritur një kompromis dhe për të arritur një marrëveshje që do të bëjë Amerikën të sigurt”, tha ai.

Senatori demokrat Chuck Schumer, tha në prag të fjalimit se ai ka ndjenjën se si çdo vit, “presidenti do shfaqë një dëshirë për unitet. E 364 ditë të tjera, ai na ndan “.

Trump kaloi më pas në çështje të tjera, kur tha se Shtetet e Bashkuara po kalojnë përmes mrekullisë ekonomike që siç theksoi, “Amerika po fiton çdo ditë”.

Ai tha se ekonomia amerikane “provokon zilinë e botës, pasi ka dhe ushtrinë më të fuqishme në Tokë”.

Trump konfirmoi takimin e dytë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, më 27 dhe 28 shkurt në Vietnam.

Shumë punë mbetet për të bërë, kur është fjala për Korenë e Veriut, ka thënë Trump.

“Nëse unë nuk do të zgjidhesha president i Shteteve të Bashkuara, tani sipas mendimit tim do të ishim në një luftë të madhe me Korenë e Veriut”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Më pas kaloi të Venezuela kur tha se populli i atjeshëm kërkonte liri, e ndaj duhej mbështetur

Ndërsa duke folur për Kinën, Trump tha se ky vend po “vjedh vende pune dhe pasuri nga populli amerikan”, dhe i bëri thirrje Pekinit për “ndryshime strukturore” dhe për t’i dhënë fund praktikave të saj të padrejta të tregtisë.

Trump denoncoi “regjimin radikal” në Iran dhe u zotua se Teherani do mbajë përgjegjësi për armët bërthamore.

“Ata bëjnë të këqija, shumë të këqija”, ka thënë Trump, duke akuzuar qeverinë e Teheranit edhe si anti-semite.

Trump ka thënë se ai do të “vazhdojë politikën e jashtme me prioritet interesat amerikane“. Ai vuri në dukje se SHBA “nuk do të jetë një vend socialist”

Duke folur për shëndetin, Trump tha se ka ndërmend për të zhdukur AIDS-in në dekadën e ardhshme, që të fusë pushimin e paguar prindëror të lindjes, dhe të kërkojë nga Kongresi për të ndaluar abortin në fazat e mëvonshme të shtatzënisë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts