Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Për t’(mos)u besuar: pastrojnë kanalizimet, punëtorët tronditen nga zbulimi i “miut gjigand” (video)

Punëtorët e një ndërmarrjeje pastrimi në Meksikë mbetën të tronditur pasi vunë re midis mijëra plehrave të hedhura nga kanalizimet diçka që në fillim dukej si një mi gjigand.

Për shkak të shirave të mëdha në Mexico City javën e kaluar, ujërat e zeza ishin mbingarkuar dhe kjo bëri që deri 22 ton mbeturina të ndryshme të dalin në sipërfaqe, duke përfshirë një “brejtës” të madh, raporton New York Post.

Pas tronditjes së punëtorëve, u vërtetua se ishte një veshje për Halloween-in, e cila besohet se përfundoi në kanalizime pas një stuhie dhe mbeti e pazbuluar atje për vite me radhë.

Historia nga Meksika u bë virale, dhe ndërkohë doli një grua me emrin Evelin López e cila thotë se ajo bëri një mi për Halloween-in. Ajo zbuloi se ai “u zhduk disa vjet më parë” gjatë një rrebeshi të fortë dhe askush nuk mund ta ndihmonte ta gjente.

“Ratzilla” është e sigurt tani, megjithëse pronarja e saj thotë se nuk di çfarë të bëjë me të. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts