Auto Dak
Auto Dak

Për të ulur varfërinë, kinezët po lidhin 700,000 fshatra me qytete

“Nëse doni të jeni të pasur, së pari ndërtoni rrugë” – është kjo një thënie e famshme kineze, e cila po gjen shprehje në realitet. Përkatësisht, kinezët kanë ndërtuar rrugë për secilin fshat për të ulur varfërinë.

Sipas shifrave zyrtare, Kina ka 700,000 fshatra të përhapur në një sipërfaqe prej 9.6 milion kilometra katrorë.

Qoftë në rrafshinat, malet, shkretëtirat apo zonat me pyje, madje 99.98 përqind e këtyre fshatrave tani kanë akses në rrugë, raporton Xinhua.net.

E gjitha filloi në 1978 kur të paktën gjysma e fshatrave kinezë nuk kishin rrugë. Dhe pastaj në 40 vjet gjatësia totale e rrugëve rurale në Kinë u rrit me gati gjashtë herë.

Autoritetet kineze besojnë se ndërtimi i rrugëve është një nga mënyrat kryesore për të zvogëluar varfërinë në Kinën rurale. Rreth 67 përqind e Kinës është e përbërë nga male, pllaja ose kodra.

Në Kinë, mesatarisht 700 metra autostradë e re ndërtohen çdo orë. Kina është gjithashtu shtëpi për projektet më të mëdha dhe më komplekse të tuneleve dhe urave në botë.

Në Kinën rurale, shiu i fortë dhe kushtet e tjera të motit mund të shkaktojnë dëme në rrugë. Kjo është arsyeja pse rrugët e asfaltuara janë kaq të rëndësishme.

Nga 2013 deri në 2017, qeveria qendrore shpenzoi 400 miliardë juanë në rrugët rurale. Shumica e këtij fondi shkon për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve në zona të varfra. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts