728 x 90 Leaderboard

Për të mbushur arkat e zbrazura të shtetit, Greqia bën amnisti fiskale

Greqia, e përfshirë nga kriza financiare dhe ekonomike prej disa kohësh, ka vendosur të bëjë amnisti fiskale, në mënyrë të që mbushë arkat e zbarkuara të shtetit.

Qeveria greke ka bërë thirrje për rikthim të kapitaleve të depozituara jashtë Greqisë, ose të atyre që janë tërhequr dhe janë të fshehura brenda vendit por të padeklaruara.

Sipas gazetës greke “Ta Nea”, mësohet se qeveria do të vendosë një taksë rreth 15% për të gjithë ata qytetarë që deklarojnë depozitat e fshehura në bankat e huaja, duke hequr njëkohësisht edhe dëmet penale me të cilat ata do të duhej të përballeshin në rast të mungesës së amnistisë.

Projektligji që është duke u hartuar nga qeveria greke parashikon për të gjithë ata që nuk do të deklarojnë depozitat e fshehura, si dhe të ardhurat që mund të kenë jashtë vendit nënshtrimin ndaj një kontrolli të rreptë dhe përballjen me ligjin./tesheshi/

Related posts