Auto Dak
Auto Dak

Për një like dënohet me 32 vite burg: ja historia e këtij burri

Një tajlandez rrezikon 32 vjet prapa grilave pasi i ka dhënë ‘Like” një fotoje qesharake të Mbretit Bhumibol Adulyadej. Çdo njeri në Tajlandë, i cili akuzohet për ofendim të mbretit, që tani është 88 vjeçar, rrezikon mbi 15 vjet burg.

Koloneli Burin Thongprapai, zyrtar ligjor i ushtrisë ka thënë, “Më 2 dhjetor ai e kishte prekur butonin ‘Like’ në një foto të bërë me photoshop të mbretit, dhe e kishte shpërndarë atë me 608 shokë”.

Dënime dhe ndjekje të këtilla penale janë bërë më të zakonshme qysh nga viti i kaluar kur ushtria e kishte marrë pushtetin. Disa avokatë tajlandez për të drejtat e njeriut, të cilët janë grup legal për ta ndihmuar z. Thanakorn, kanë thënë se ata nuk ia kanë idenë se ku janë duke e mbajtur atë./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts