Për kishën e Dhërmiut flet edhe poeti Lefter Çipa: Lëreni zhavorrin, por dëgjoni këngët e vjetra

Në debatin e shpërthyer për kishën e Dhërmiut, ku janë përplasur Kisha Ortodokse dhe Vatikani, duke u zënë se kujt i përket ai truall, ka ndërhyrë sot edhe poeti Lefter Çipa.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, njeriu që folklorin e trevës së Bregut e ktheu në art të kultivuar e të mbledhur në arkivin e trashëgimisë kulturore kombëtare, bën thirrje për t’iu kthyer vlerave reale që populli ka sjellë ndër shekuj.

Postimi i plotë

Une besoj vetem tek kenga!

Une kam per fe kengen. Me kenge me priti mema ime Lelua kur linda. Me kenge me rriti mema ime. Me kenge i shijova gezimet dhe festat e vendlindjes sime ne Breg.Me kenge i percollen nenat tona te ikurit dhe burrat e bregut me renge e logatje i percollen burrat apo djemte e merguar. Jeta u pershkrua me kenge e gjemet po me kenge na u rrefyen. Kengen e kenduar shqip ma mesuan e shqip ua mesova femijeve te vendlindjes dhe vajzave e djemve te Himares. Une e di se kenga me dha besimin tim te vetem, qe shenjtore te kem poetet dhe vjershetoret e Atdheut tim. Kryeshenjt kam Naim Frasherin, te cilin e quajta Naim Shqiperia, se edhe ai kryevepren e vet “Bageti e Bujqesi” apo “Kenget e Qerbelase”, si kenge i mermeriti ne gjuhen e zemren e kombit. Po une me kenge e mbusha shpirtin dhe me kenge e bera emrin. Kjo eshte feja per mua. Besimi im eshte kenga. A nuk i beri si kenge Homeri edhe dy kryeveprat e terejetshme te tij “Odisene” dhe “Iliaden”?!

Kush beson te kenga, fiton nje besim mbi besimet.Te shpi me shpejt te gjerat dhe bota e shpirtit kenga.Ndaj une e kam dhe i perkas ketij besimi.Me kenge dua te percillem.E kam fituar davane me zgjedhjen time.

Keto dite po zhurmerojne per nje strehe murrerokullisur te murgjve qe erdhen nga viset e arberesheve tane ne Dhermi. Une nuk dua te futem ne kete zhavorr apo turbullire te dites.

Po nje gje dua tua them se ma ka mesuar kenga. Kur nuk e kini mesuar historine ne te shkruarat e vjetra, mesojeni te pakten ne kenget e vjetra qe nuk arrin dot kush t’i humbase. Ne Himaren e Akrokerauneve te diturit kane qene te pakte, besimi dhe qendrestaria kane qene te plota. Mos humbisni kohen me zhavor, se sherret dhe llafazaneria jane si puna e reres. Rera merr formen e eres dhe te tramundanes. Gurit nuk ka c’i ben era le te sjelle edhe detin me 12 balle. Historia e Bregut te detit eshte jo si puna e reres, por si shkembinjte e pamartuar kurre te ketyre brigjeve. Prandaj, ju te besuar e ju te genjyer, besoni se besimin me i mire, eshte kenga. Une kete fe kam dhe kesaj feje i falem. Shqip e them e do ta them se kush beson te kenga e pare e Nenes, ka fituar besimin e bekimeve te shpirtit.

Lefter Çipa

Himare 27 gusht 2015”

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts