Për drekë kemi pasha qofte, ju duhet receta?

Përbërësit:

400 gr mish i grirë

2 kokrra vezë

1 qepë e vogël

1 filxhan kafeje oriz

2 lugë gjelle majdanoz

Kripë, piper i zi

Nenexhik, koper

0.5 litra kos

800 ml ujë / lëng mishi

1-2 lk miell

Limon

Përgatitja:

Në një tas përgatisim brumin për qofte të vogla. Vendosim mishin e grirë, qepën të grirë në rende, kripë, piper të zi, orizin gjysmë të zier, 2 lugë majdanoz të grirë, nenexhik dhe të bardhat e vezëve.

Përziejmë brumin mirë dhe formojmë qofte të vogla sa një arrë, të cilat i vendosim në një pjatë ku kemi shpërndarë pak miell. Vendosim në zjarr një tenxhere me 800 ml ujë ose lëng mishi dhe sapo lëngu të vlojë shtojmë në të qoftet e vogla dhe i lemë të ziejnë në temperaturë mesatare për 20 minuta.

Ndërkohë në një tas rrahim 2 të verdha veze me pak lëng limoni, më pas shtojmë kosin dhe 1 lugë kafeje miell. E trazojmë mirë dhe më pas këtë masë e shtojmë gradualisht në lëngun ku po ziejnë qoftet.

I përziejmë së bashku, i lemë të marrin një valë të lehtë dhe më pas i shërbejmë pashaqoftet duke i spërkatur me pak koper sipas preferencës./tesheshi.com/