728 x 90 Leaderboard

Për 9 vjet 42 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Që nga viti 2009 e deri në fillim të vitit 2018 mbi 42 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia, ndërsa vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti mbi 1600.

Shqetësues është se numri më i madh i personave është nga mosha 18 deri në 34-vjeçar.

“Lidhur me pyetjen tuaj për numrin e shtetasve të Republikës së Kosovës që janë liruar nga shtetësia, me lejo të ju njoftojmë se mbi dyzetmijë (42.000) shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009 e këndej, ndërsa në periudhën janar-prill janë liruar 1648 persona”, ka thënë zv.ministri i Punëve të Brendshme Izmi Zeka për gazetën Zëri.

Arsyeja kryesore e heqjes dorë nga shtetësia, sipas zëvendësministrit, është marrja e shtetësisë së ndonjë vendi tjetër të Bashkimit Evropian, i cili nuk lejon dyshtetësinë për shtetas që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian. /tesheshi.com/

Related posts