Pentagoni mbulon me fonde ushtrinë e Ukrainës

Pentagoni njoftoi se do të dhuroj 250 milionë dollarë ndihmë ushtarake për pajisjet dhe trajnimin e forcave të armatosura të Ukrainës.

Fondet e reja cojnë në 1.5 miliardë dollarë ndihmat që SHBA i dhuroi Ukrainës që nga viti 2014. Ndihma në fjalë do të rrisë aftësitë e forcave tokësore të Ukrainës por jo vetëm. Edhe forcat detare do të marrin fonde për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes.

Njoftimi vjen pas shqetësimeve rreth aktivitetit rus në Europën Lindore. SHBA ka dhënë mbështetjen për forcat separatiste në Ukrainën lindore dhe ka dënuar aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga ana e Rusisë.

Rusia dhe Ukraina kanë qenë në tytat e luftës që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina pas një referendumi kontrovers.

Bashkësia ndërkombëtare e sheh aneksimin si të paligjshëm dhe zgjedhjet që Rusia i ka përdorur për ta justifikuar atë i quan si të paligjshme. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts