Pensionisti grek qan përpara bankomatit: për herë të katërt nuk merrte dot pensionin e të shoqes, mrekullia ndodh për të

Giorgos Chatzifotiadis, pensionisti i cili është fotografuar mes lotësh përpara një banke greke dhe që ka prekur gjithë botën me pamjen e tij, ka zbuluar se është familjari i një biznesmeni shumë të famshëm Australian, i cili sapo ka parë fotot, ka fluturuar për në Greqi, në mënyrë që të mund të ndihmojë të afërmin e moshuar, të prekur nga kriza greke.

77 vjeçari Chatzifotiadis kishte plasur në lotë javën e shkuar në Selanik, pas tentativës së katërt të dështuar, për të tërhequr pensionin e bashkëshortes së tij. James Koufos, administratori i deleguar i një shoqërie financiare, ka thënë se kur kishte parë foton e të moshuarit në shtypin e Sidneit, mendoi se ai i ngjante shumë një miku të të atit.

41-vjeçari kontaktoi të ëmën, e cila jeton ende në Greqi. Ajo i konfirmoi se pensionisti i moshuar ishte një mik i afërt i të atit, i cili kishte ndërruar jetë 18 muaj më parë. Burri i moshuar, fotoja e së cilit bëri xhiron e botës, kishe qenë i pranishëm edhe në dasmën e motrës së biznesmenit 41-vjeçar.

“Pyeta time më se çfarë mund të bëja për ta ndihmuar. I thashë të merrte disa para, ta gjente të moshuarin dh eta ndihmonte atë”,- tregon biznesmeni.

Koufos ka bërë apel edhe në Facebook për të ndihmuar të moshuarin Chatzifotiadis si dhe ka krijuar një fond për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht për burrin e moshuar dhe bashkëshorten e tij pensioniste.

Të shtunën ai do të niset edhe vetë në një fluturim nga Sidnei për në Athinë, e më pas për në Selanik. “Do të shkoj atje t’i bëj një surprizë dhe t’i lidh një pension të përmuajshëm, por po punojmë edhe për të mbledhur fonde nga shoqëritë e tjera, të cilat dëshirojnë të kontribuojnë”,- tha Koufos./tesheshi.com/

Related posts