Pedagogët e UT-së paralajmërojnë grevë: do të ngujohemi derisa të ndryshojë ligji për Arsimin e Lartë

Një grup i madh pedagogësh të Universitetit të Tiranës kanë paralajmëruar një grevë të madhe dhe pa limit.

Nesër do të mblidhet një përfaqësi që do të hartojë kërkesat e plota që pedagogët kanë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Parlamentit, por siç mësohet baza është ndryshimi i Ligjit për Arsimit të Lartë, informon TCH.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se nuk do të ketë ndryshim të ligjit, por nga ana tjetër mësohet se kjo do të jetë sfida më e re.

Pra bëhet fjalë për një betejë ë madhe e profesorëve me qeverinë, deri sa kjo e fundit do të tërhiqet.

Pasi bënë publik qëndrimin e tyre, një përfaqësi e Forumit të Pedagogëve, të vetëquajtur si grupi i negociimit, do të dërgojnë ditën e hënë një kërkesë zyrtare në Ministrinë e Arsimit, me të gjitha kërkesat specifike, ato që sipas profesorëve do të zgjidhnin përfundimisht ngërçin në sistemin e lartë publik, sot.

Pedagogët do të vendosin një afat 10-ditor për të zhvilluar bisedimet e nevojshme për amendimin e disa prej neneve të ligjit, ku më kryesori mbetet ai i financimit.

Por, nëse palët nuk bien dakord deri më 28 shkurt, Forumi i Pedagogëve njofton se do të futet në grevë. Pedagogët e Universitetit të Tiranës kërkojnë konkretisht:

“– Amendimin e ligjit të Arsimit të Lartë, me qëllim reduktimin e kompetencave të Bordit, pra të ketë thjesht kompetenca menaxheriale dhe të japë llogari në Rektorat dhe te Kontrolli i Lartë i Shtetit;

– Rritja e financimit të Universitetit dhe pagat e pedagogëve të mbulohen 100% nga shteti;

– Transparencë për korpusin universitar si dhe të bllokohet çdo proçes akreditimi në këtë situate”/tesheshi.com/

Related posts