Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PDK s’e llogarit LDK, Enver Hoxhaj: ftoj Albin Kurtin në 6 debate

PDK-ja nuk e llogarit fare LDK-në si rivale në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke zgjedhur Vetëvendosjen si të tillë.

Ndaj, aspirant i saj për kryemnistër, Enver Hoxhaj, kërkoi debate televizive me Albin Kurtin deri në zgjedhje.

“E ftoj Vetëvendosjen se gara në këto zgjedhje është garë vetëm në mes të subjekteve politike, PDK-së dhe LVV-së dhe ne duam që ti prezantojmë ofertat, t’i krahasojmë ofertat dhe ta shohin qytetarët se kush e ka programin më të  mirë për ta çuar Kosovën përpara.

Për më shumë e ftoj z.Kurti në pesë debate televizive; një debat për ekonominë, një për shëndetësi, një për sundimin e ligjit, një për arsim dhe një për politikën e jashtëm… Demokracia nuk është monolog dhe as zgjedhjet nuk janë monolog por janë dialog dhe jam i gatshëm që të dialogoj dhe të jem rival në këto zgjedhje. Ne garojmë për vendin e parë”, tha Hoxhaj.

Ai prezantoi slloganin e PDK-së, që do të jetë “Rimëkëmbje”.

“Ne do ta rimëkëmbim ekonominë, shëndetësinë, rendin dhe ligjin, politikën e jashtme, arsimin dhe marrëdhëniet me miqtë, që u rrënuan nga 6 tetori 2019!”, theksoi Hoxha. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts