Auto Dak
Auto Dak

PD zhvendoset te “Unaza e Re”, Basha: Europa është me ne!

PD u zhvendos gati e tëra te zona e Astirit, duke u bërë udhëheqëse e protestuesve të Unazës së Re, si një reagim për të sfiduar hapur kodin e ri penal, i cili parasheh tre vjet burg për ata që bllokojnë rrugën. E, nga fakti se aty bllokimi i rrugës është shndërruar në rit disamujor, e që për këtë arsye tre protestues janë arrestuar, ishte kreu demokrat Basha ai që vendosi ta bllokonte vetë atë, edhe për shkak se njeriu simbol i protestuesve nga radhët e politikës, ish-deputeti Klevis Balliu, përfundoi i shoqëruar për në polici.

Basha mbajti një tiradë të gjatë politike, duke e lidhur protestën e banorëve dhe me një moshapje të mundshme të negociatave javën që vjen.

“Europa e do Shqipërinë. Europa i do shqiptarët. Dështimi i sotëm nuk është dështimi i asnjë shqiptari të ndershëm, nuk është dështimi i Shqipërisë. Është dështimi i një njeriu që ka marrë peng Shqipërinë. Ky dështim mban vulën dhe firmën e të njëjtit njeriu që firmosi dhe vulosi aferrën korruptive tek Unaza e Re, që firmosi dhe vulosi vjedhjen e zgjedhjeve. Pa u hetuar dhe pa u çuar para drejtësisë Edi Rama dhe gjithsecili prej bashkëpunëtorëve të tij nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri europiane”, tha ndër të tjera Basha.

Ai madje mbrojti dhe kauzën opozitare të protestave, finalizuar me dalje nga sistemi.

“Gjashtë muaj më parë kur e nisëm këtë betejë, shumëkush nuk besoi, na talli dhe na përqeshi. Sot Europa flet me gjuhën e qytetarëve të bashkuar që duan ndryshim, duan transformim të thellë politik dhe ekonomik që besojnë tek Shqipëria, që besojnë tek demokracia, që besojnë tek liria, që besojnë tek familja, besojnë tek atdheu, besojnë tek Europa”, tha Basha.

Nga ana tjetër, ministri Lleshaj, njeriu që ka barën e përballimit të betejave opozitare të rrugës, tha  se “pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës”.

Sot, më 13 tetor, ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një ‘risi’ të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjshmërisë dhe e kurajos.

Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë: Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht.

Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit.

Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohen nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdorimin e vetes për interesa politike!

E drejta e tyre nuk mund të gjendet kurrë tek bllokimi i arterieve kryesore të kryeqytetit, por vetëm te rruga institucionale.

Iluzioni se problemet mund të zgjidhen përmes vetëgjyqësisë, që promovon PD, është i kotë dhe i dëmshëm për të gjithë.

E vetmja rrugë e arsyeshme për të zgjidhur problemet është qasja institucionale.

Institucionet janë plotësisht të gatshme dhe të përgatitura për të trajtuar në rrugë ligjore problemet e qytetarëve”, tha njeriu në krye të Rendit.  /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts