PD sfidon ndërkombëtarët: djegim mandatet!

PD vendosi përfundimisht djegien e mandateve, duke injoruar kështu të gjitha thirrjet ndërkonbëtare, e veçanërisht atë të ardhur nga SHBA.

Pas një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar demokrat, kreu Basha doli nga selia e kumtoi:

“Këshilli Kombëtar vendosi djegien e mandateve me efekt të menjëhershëm.

Pas urdhrit të sovranit, i cili ushtoi fuqishëm në protestën më të madhe të 16 shkurtit ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe zgjedhim ti’ bindemi urdhrit të sovranit.

Sovrani është populli, jeni ju. Përmes këtij vendimi të vështirë dhe të paprecedentë ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat europiane”, ishin fjalët e Bashës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts