PD: Raportet ndërkombëtare akuzojnë qeverinë

Partia Demokratike deklaroi se situata ekonomike në vend po shkojnë drejt greminës.

Koordinatori i PD-së, Mateo Spaho, iu referua një publikimi të revistës ekonomike “Forbes”. Raporti i “Forbes”, që rendit vendet për klimën e të bërit biznes, vë në dukje se taksat e larta, korrupsioni dhe pasiguria ligjore janë problemet madhore të Shqipërisë.

“Ky raport vendos Shqipërinë të 69-n, pas Maqedonisë e 39-a, Malit të Zi i 49-i, pas vet Ukrainës e 61-ta, vend që është përfshirë nga valët e trazirave të brendshme, që rrezikojnë të shkaktojnë luftë civile. Pra, Shqipëria është më keq edhe se një vend që rrezikon luftën civile. Korrupsioni qeveritar i shtrirë kudo, korrupsioni dhe pengesat burokratike në sistemin e pagesës së taksave, radhët e gjata për të marrë licenca, sistemi i dobët gjyqësor, zbatimi i dobët i kontratave, çështjet e pronësisë dhe lënia pezull e zhvillimit të infrastrukturës kontribuojnë në mjedisin e dobët të të bërit biznes në Shqipëri dhe e bëjnë tërheqjen e investimeve të huaja tepër të vështirë”, tha Mateo Spaho.

Spaho theksoi se “Qeveria e ka çuar Shqipërinë në vendin e 109 për taksa të larta. Me kontrabandën nga tatimet dhe doganat, lojërat e fatit dhe shëndetësinë e ka çuar Shqipërinë në vendin e 99 për nivelin e korrupsionit. Asnjë reformë dhe kompensim nuk është kryer për rikthimin e pronës tek i zoti, teksa e drejta e pronësisë është në vendin e 114, e dëmtuar edhe nga një sistem gjyqësor thellësisht i korruptuar”.

/tesheshi.com/

Related posts