PD nxjerr dëshmitarin X: ju tregoj Agron Xhafajn dhe bisedën me të

Partia Demokratike nxorri dëshmitarin X, njeriun me të cilin ka biseduar vëllai i ministrit Xhafaj, Agroni, në audio-përgjimin e famshëm.

Ai quhet Albert Veliu dhe ka dhënë një dëshmi të njohjes me Agron Xhafajn, arsyeve pse e morri në telefon dhe se me ccfarë merrej ky i fundit në Vlorë.

 “Unë jam Albert Veliu, 51 vjeç. Jam pa punë, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali, kam punuar në det në vitet ’93-’99, në 2000 u shkëputa në Itali dhe punova mke grupin e Agron Xhafaj deri në 2002. Shisnim kokainë në Itali.  Kam punuar shoqërues gomoneje por hoqa dorë në 2000 se nuk e përballoja dot më.

Shpëtova dy herë nga vdekja. 

Agronin e njoh që në ’99 me anë të një mikut tim, Ardin e repartit. E kam njohur me anë të punës në Itali. Komandonim punën që merrnim mallin dhe e shisnim. Në 2005 më ndodhi një aksident në punë dhe kreva një dënim prej 7 vjetësh. Akuzohesha për 12 kg kokainë, u kapa në Peskara. 

Bëra dënimin që më takonte, në shkallë të parë mora 15 vjet burg, Apeli ma la 8 vjet, 1 vit kisha bërë burg, mora 7 vjet. Nga Agroni  më mbeti qejfi. Nuk më solli një paketë cigare si shok, aq sa kemi bërë për njëri-tjetrin. Kur dola nga burgu erdha në  Shqipëri dhe e takoj. 

Më ofroi gjoja një punë për djalin kamarier, në 2016. Në këtë vit filloi punë djali 22 vjeç, punoi 6 muaj kamarier, se përballoi dot ekonominë e shtëpisë dhe e hoqa. Para 5-6 muajsh i kërkova të më bënte një nder, katër muaj ka, tani më kujtohet, për të hedhur barishte për Itali, hashash.

Do e çonim në Itali. I kërkova favor dhe më çoi tek Ermali. Dhe e vura në provë. Kur u bë gjithçka gati për t’u bërë rruga.

Do ta çoja në Itali, i kërkova një favor të më prezantonte me Ermalin sepse isha keq nga gjendja ekonomike. 

 E vura në provë, sa bën për mua si Albert. U bë gjithçka gati për tu bërë rruga, nuk e bëra këtë rrugë se kisha bërë 7 vite dënim dhe dua të jem i pastër në këtë shtet. I kërkova nderin por nuk e bëra atë rrugë sepse nuk doja ta vazhdoja këtë lojë biznesi, vetëm e vura në provë për ta zhveshur se kush është Agron Xhafaj. Vajta dhe e takova se më kishte mbetur qejfi, kur rashë në burg të Italisë nuk më solli një paketë. 

Agron Xhafaj është biznesmen dhe komandon Vlorën, me dyqane, nga porti. 

Me hashash është marrë tërë kohën jo vetëm me mua por edhe shumë të tjerë.

 Mua mu përgjigj, u tregua korrekt, tha sille. Ermali është shef kufiri. Kisha informacione nga miqtë e mi që Agroni punon dhe bën. Mua më dha drejtim tek Ermali, skafisti me nofkën “Nake”. E vura në provë se ashtu më la edhe mua në baltë dhe më ktheu kurrizin dhe unë e vura në provë dhe ja ktheva kurrizin.

 Siç ja bën një njeriu ashtu do ta pësosh. Sot ai është dikushi, unë jam pa bukë në shtëpi.

Iu drejtova atij se me atë më kishte lidhur jeta. Kishte lidhje me policinë, me drejtorin e Vlorës bëhej shpesh dhe me këtë shefin e kufirit. Punët e tyre. 

Unë do të çoja 100 kg, arrita të bëja 20 me lekë borxh. Më ofronte transportin dhe të gjitha.

 Nuk kisha frikë se rrugët ishin të hapura. Agroni më tha kur të vijë dita do të shkosh të takosh Ermalin. Ditën që u bëmë gati për rrugën u bë nami në Vlorë, ka pasur përmbytje, deti 7-8 ballë. Është vështirë tha, kanë ndodhur shumë probleme dhe nuk mund të vazhdojmë më tej. Unë nuk e hidhja atë mall”, tha ndër të tjera shtetasi i quajtur Albert Veliu. /tesheshi.com/ 

 

Related posts