PD nuk pranon të ketë cenuar rendin kushtetues: nuk burgosemi dot!

PD refuzon të etiketohet si cenuese e rendit kushtetues, e gjithashtu të mbajë përgjegjësi ligjore për çdo sulm të dhunshëm mbi institucionet, referuar protestave të saj këto javë, përfshirë dhe atë të fundit mbrëmjen e së shtunës.

Ajo ka reaguar me anë të organizatorit të protestave, Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend  Bardhi, ku me jo me argument ligjor por me qasje politike, është përgjigjur.

“Në Shqipëri ka vetëm një grupim anti-kushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës”, tha Bardhi, duke vijuar gjuhën e tij të ashpër: “Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime!” /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts