PD-LSI kundër aeroportit të Vlorës, Dash Shehi shpërthen kundër investimeve turke: Perandorinë Osmane do ndërtojmë këtu?

PD-LSI janë pozicionuar kundër ndërtimit të  aeroportit të Vlorës, i cili do jetë investim i një konsorciumi turk. Argumentat kanë qenë më së shumti ekonomikë, por deputeti Dashamir Shehi është futur në argumenta politikë. Duke përmendur dhe investime të tjera turke në Shqipëri, ai pyeti ironikisht se mos këtu në Shqipëri po ndërtohet Perandoria Osmane. Duke thënë se Shqipëria duhet të ketë një orientim perëndimor, deputeti veteran i opozitës është shprehur kundërshtimin kategorik ndaj çdo investimi turk në Shqipëri.

“Jam kundër zgjerimit të prezencës turke në Shqipëri. Nuk dua investimeve turke. Nuk duam turbulenca të politikës turke në vendin tonë. Bëni oferta për vendet perëndimore. Kromin, metalurgjinë, shkollat, aeroportet po i marrin turqit”, u shpreh Shehi, ndërsa pas këtyre deklaratave, ka braktisur punimet e komisionit parlamentar të Ekonomisë.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ish-ministri i Transporteve nga LSI, Edmond Haxhinasto. “Pse nuk i lihet një investitori shqiptar ndërtimi i aerportit? Aeroporti i Rinasit është ndërtuar nga investitor shqiptar pavarësisht se paratë erdhën nga jashtë’, tha Haxhinasto.

Ndërkaq, edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas votës së opozitës.

“Po me aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër?100 mlnEU investim 1000 të punêsuar të përhershëm superimpakt ekonomik!JO duan çizme”, shkruajti Rama në Facebook. /tesheshi.com/

 

Related posts