Auto Dak
Auto Dak

PD, letër Kryeprokurores Marku: Heto 30 Qershorin, ti “ushtare e Ramës”!

PD i është drejtuar me një letër kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, me anë të cilës i kërkon që të mos pengojë hetimin e 30 Qershorit.

I formuluar dhe e firmosur bga Sekretari i Përgjitshëm Gazmend Bardhi, njëherësh jurist, letra ofron atë çfarë opozita pretendon se është shkelur me 30 Qershorin, e që sipas saj përbën vepër penale.

Por nuk janë aq të panjohura, përkundrazi, janë të njëjtat akuza të bëra para dhe pas ditës së zgjedhjeve lokale, të quajtura prej saj vetëm si votime.

E nis me moszbatimin e anullimit të zgjedhjeve nga ana e kreut të shtetit, me regjistrimin e Bindjes, e si vijon:

  1. Moszbatimi i dekreteve të Presidentit me pasojë cenimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të zgjedhur.
  2. Regjistrimi i Bindjes Demokratike në kundërshtim me ligjin.
  3. Cënimi i të drejtës së opozitës për të marrë pjesë në administrimin e zgjedhjeve
  4. Mashtrimi dhe manipulimi me të dhënat e pjesëmarrjes në votimet e 30 Qershorit.
  5. Fletët e votimi “kontrabandë” për votimet në Bashkinë e Vaut të Dejës.
  6. Emërimi i komisionerëve në kundërshtim me ligjin nga ana e KQZ.
  7. Krimet zgjedhore në të gjithë territorin: blerja e votave, fshehtësia e votës, presioni në administratë etj.

Të gjitha këto sipas PD-së janë vepra penale të dënueshme.

Por nga ana tjetër PD e quan Arta Markun si “ushtare të Ramës”, edhe pse i kërkon hetim të 30 Qershorit. /tesheshi.com/   

 

auto pjese dak

Related posts