Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PD kundërshton sërish “rojen” e drejtësisë: Zgjedhja e Artur Metanit, edhe e paligjshme

PD kontestoi dhe njëherë fort emërimin e Artur Metanit si njeriu që do jetë Kreu i Inspektoriatit të Lartë i Drejtësisë, një lloj “roje” mbi çdo institucion e individ në drejtësi, një post i ardhur nga reforma.

Pos që Metani është vëllai i ish-ministres socialiste Englantina Gjermeni, për opozitën ai është zgjedhur në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

“Emërimi i paligjshëm dhe nul me dhunën e kartonave i Artur Metanit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë’, i cili ndalon një jurist të emërohet Inspektor i lartë i Drejtësisë, nëse ai ka mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit.

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor, pasi ai ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, një pozicion që ligji për administratën publike e konsideron shumë qartë so funksion politik.

Edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije  ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë ‘funksionar politik’, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Metani ka qenë ish-këshillta juridik në Presidencë, në përiudhën Moisiu dhe Topi. Ai u votua të hënën për Kryeinspektor të Drejtësisë, kontestuar dhe më parë nga opozita. Kjoe fundit ende nuk e ka bërë të qartë nëse do marrë inisiativë ligjore për ta kundërshtuar këtë emërim. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts