PD, kërkesë Kolegjit Zgjedhor: asnjë mandat nga pa verdiktin e Kushtetueses mbi 30 Qershorin (ndërkombëtarët mendojnë ndryshe)

Duke u zhvendosur në një betejë ligjore në luftë me 30 Qershorin, PD i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të mos japë asnjë mandat këshilltarësh bashkiakë, deri sa Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të riformohet në vjeshtë, të japë verdiktin e saj përfundimtar për ligjshmërinë ose jo – opozita pretendon këtë të dytën – të votimeve të 30 Qershorit.

“Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetutshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake”- shkruhet në një letër që Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, ia dërgon Kolegjit.

“Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se ‘çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër. Ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e Dekreteve të Presidentit”, argumenton Bardhi.

Ndërkohë, në mesazhin e ndërkombëtarëve pas procesit të 30 Qershorit, mundësuar e vulosur prej tyre, thuhet se yë rinjtë e zgjedhur duhet të vijojnë punën menjëherë, ndërsa opozita mund ta presë Gjykatën Kushtetuese për të marrë prej saj verdiktin përfundimtar të vlerës ligjore. /tesheshi.com/   

 

auto pjese dak

Related posts