Auto Dak
Auto Dak

PD-ja e Fierit: Agur Vrenozi ishte i yni, të shpallet “Qytetar Nderi”

Agur Vrenozi, njeriu-hero që humbi jetën pas u përlesh me grabitësit e një pikë valutore në Fier, ka qenë një ndër figurat e PD-së lokale në këtë qytet. Ndaj, këshilltarët demokratë në Fier, kanë propozuar që ai të shpallet “Qytetar Nderi”.

PD-ja e Fierit thotë se Vrenozi ishte kryetar seksioni dhe se kreu lokal demokrat, Luan Baçi do t’i kërkojë Kuvendit të mbajë një minutë heshtje ne nder të aktit heroik të Vrenozit.

Ngjarja e rëndë që i morri jetën 53-vjeçarit ndodhi të premten në qendër të Fierit. Tre grabitës hynë në një Exchange dhe Agur Vrenozi shkoi të ndeshej me ta duke marrë dhe një plumb. Më pas ai ndërroi jetë në spital. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts