Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PËRNGJASIMI/ Përkorësi politike: PD, si “Dëshmitarët e Jehovait” për fushatën “derë më derë”

Media ka publikuar një udhëzim të brendshëm të PD në kuadër të fushatës së pritshme, ku, në praktikën e njohur të “trokitjes derë më derë” për votën, vihen re dhe detaje që karakterizojnë sjelljen e Dëshmitarëve të Jevohait.

Në fund të udhëtimit, atyre që do kontaktojnë me qytetarët pasi t’u trokasin në derë, u diktohet një etikë e përkorë komunikimi.

“Çfarë të thuash, si ta thuash atë

Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit. Mos harroni: Zgjedhësi ka gjithmonë të drejtë!

Tregoni se jeni shumë i interesuar dhe empatik ndaj problemeve të votuesve. Dhe theksoni që Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë zgjidhjen dhe i thoni votuesit tek i cili do të shkoni që t’ia paraqisni atij / asaj herën e dytë kur do të vizitojmë këtë votues. Mos harroni ato që thamë më lart për fitoren e zgjedhjeve. Bëhet fjalë për zgjidhje!

Si duhet të sillemi?

Jini shumë miqësor, plot me energji dhe entuziast.

Mos improvizoni, por qëndrojuni besnik pyetjeve dhe mesazhit siçështë në formatin bashkëlidhur.

Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë të rëndësishme.

Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë.

Mësoji pikat e Formatit bashkëlidhur dhe mos lexoni gjatë kohës që bashkëbisedoni me votuesin.

Rreth pyetjes së vështirë:

Kur ju bëjnë një pyetje që nuk mund t’i përgjigjeni, mos e improvizoni, mos gënjeni dhe mos e manipuloni përgjigjen.

Thjesht tregojini votuesit se jeni vullnetar, se nuk e dini përgjigjen, por do ta zbuloni dhe do t’i ktheni atij përgjigje.

Pastaj paraqisni pyetjen e votuesit tek mbikëqyrësi juaj ose direkt në Selinë Qendrore, cilado qoftë çështja.

Udhëzime të veçanta:

Do të zbuloni se pothuajse të gjithë do të jenë të sjellshëm dhe të gatshëm të dëgjojnë.

Nëse kontaktoni me një person jo miqësor, mos debatoni – thjesht përfundoni bisedën shpejt me një falënderim dhe vazhdoni tutje.

Nëse keni pyetje ose probleme, ju lutemi telefononi mbikëqyrësin tuaj”.

 Siç mund të vihet re, fraza më afër stilit komunikues të misionarë jehovahas, është:  “Nëse kontaktoni me një person jo miqësor, mos debatoni – thjesht përfundoni bisedën shpejt me një falënderim dhe vazhdoni tutje”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts