PD heq dorë nga protesta me 1 qershor: është Natë Kadri, është Dita e Fëmijëve

Partia Demokratike ka vendosur që të shtyjë protestën e radhës të planifikuar për me datë 2  qershor, ngjashëm siç bëri dhe PS, por me arsye krejt të tjera.

Ajo ka vendosur që të respektojë dy sensitete shoqërore, një fetar e një social- Natën e Kadrit dhe Ditës së Fëmijëve.

“Nisur nga fakti qe data 31 Maj është Nate Kadri, në respekt te besimtareve muslimane; dhe nisur nga fakti qe data 1 Qershor është Dita e fëmijëve; Protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”, thuhet në një njoftim të dalë nga selia blu.

Në një prej protestave të fundit, atë të 10 ditëve më parë. disa media tentuan t’i kujtojnë opozitës, jo aq dashamirësisht, se po hidhte molotovë në orën e çeljes së iftarit. /tesheshi.com/    

 

 

 

auto pjese dak

Related posts