728 x 90 Leaderboard

PD denoncon taksën progresive të qeverisë: i varfëroi më shumë shqiptarët

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka denoncuar taksën progresive të aplikuar nga qeveria “Rama” duke e quajtur atë si të dështuar. Për këtë, znj. Tabaku i është referuar një raporti të fundit të Bankës Botërore.

“Banka Botërore konfirmon se taksa progresive ka varfëruar më shumë shqiptarët edhe pse paguajmë 2 miliardë dollarë taksa më shumë.

 Në studimin e fundit të Bankës Botërore konfirmohet se ajo që socialistët e quajtën bekim për shtresën e mesme dhe për të varfërit, është kthyer në mallkim. Studimi i Bankës Botërore argumenton se sistemi aktual i taksave në Shqipëri për të ardhurat personale, nuk e zvogëlon hendekun social dhe as nuk shpërndan të ardhurat në mënyrë efiçente.

Sipas të dhënave të publikuara, numri i të varfërve që jetojnë me më pak se 2.5 USD në ditë është rritur me rreth 7 mijë si rezultat i taksës progresive. Por, sipas Bankës Botërore, efektin më të madh negativ kjo taksë e ka pasur tek individët apo familjet që jetojnë me 4 USD në ditë, duke prodhuar edhe më shumë varfëri tek ata të cilët e ndjejnë më shumë rritjen e taksave.

E vërteta është se, që kur Edi Rama erdhi në pushtet, taksa progresive ka varfëruar akoma më shumë të varfrit, ndërsa shqiptarët paguajnë më shumë taksa”, tha deputetja demokrate.

Për opozitën, taksa e sheshtë që ajo aplikoi kur ishte në pushtet, qe më rezultative për ekonominë e vendit dhe atë familjare. /tesheshi.com/  

Related posts