728 x 90 Leaderboard

PD çon një emisar në Himarë: Flamur Noka akuzon qeverinë për sekserllëqe

PD e sheh ndryshe Himarën, më saktë zhvillimet e atjeshme ku një numër ndërtimesh po rrafshohen për t’i hapur rrugë zbatimit të planit të ri urbanistik, siç autoritetet kanë shpjeguar e mbrojtur aksionin, ato qendrore e lokale bashkë.

Deputeti Flamur Noka, nga qyteza e Bregut denoncoi qeverinë se u ka dërguar sekserë banorëve, para se t’ju çojë ruspat e INUK-ut, e para kjo, dhe e dyta, se Himara është për të fshehur Tahirin. Megjithatë, për rastin e parë, demokrati Noka nuk ofroi asnjë rast të prrovuar sekserizmi, duke u mjaftuar vetëm me akuzën.

“Në Himarë para se të zbarkonin forcat policie dhe inspektoriati i ndërtimit kanë zbarkuar me dhjetra sekserë që bëjnë pazare me të gjithë ata të cilët u është parashikuar të prishet ndërtesa. Sekserët qeveritarë kanë zbarkuar para se të vijë qeveria”

Ky qëndrim i opozitës për Himarën vjen ndërsa edhe Athina zyrtare është dakortësuar me aksionin e prishjeve, mjaft që gjithçka të ecë në ligjshmëri, e po ashtu rijetëzimin urban të qytezës për të cilën pretendon se ka prani të minoritetit grek. /tesheshi.com/           

 

Related posts