728 x 90 Leaderboard

PD akuzon Edi Ramën edhe për dhunën në kopshtin e fëmijëve: vepronte nën hundën e Ministrisë së Arsimit

Partia Demokratike, e ka cilësuar ngjarjen e rëndë, ku një administratore kopshti dhunoi një fëmijë, si reflektim i qeverisjes kaotike të Edi Ramës.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar se “skandali i dhunimit të fëmijës në kopshtin privat në Tiranë, u thellua dje kur vetë me gojën e saj Ministrja e Arsimit refuzoi të mbajë përgjegjësitë e saj, edhe pse ky institucion ishte i palicencuar në zemër të kryeqytetit.

Sipas Lindita Nikollës, faji është i prindërve. Ekzistenca e këtij kopshti privat në zemër të Tiranës, pa licensë është një shkelje e rëndë e ligjit dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë të hedhë dritë sa më shpejt mbi këtë krim. Është e qartë se ky aktivitet nuk bëhej pa dijeninë e Ministrisë së Arsimit, pa dijeninë e Lindita Nikollës. Por bëhej me dijeninë e tyre të plotë, me bekimin e tyre të plotë. Dikush ka marrë para që kopshti pa licencë të punonte. Dikush është paguar mirë që kjo paligjshmëri të mos prekej. Nxisim prokurorinë që të bëjë një hetim të shpejtë e serioz, për të nxjerrë në dritën e diellit se kush e merrte ryshfetin në Ministrinë e Lindita Nikollës, vartësit e saj apo ajo vetë”, u shpreh Zhupa.

/tesheshi.com/

Related posts