“Pavarësia nr.2”, Bac u kry: Kosova bëhet me ushtri!

Politika kosovare ka shënuar aktin historik ku me një unanimitet të plotë, ka votuar shndërrimin e FKS-së – Forcat e Sigurisë së Kosovës, në ushtri të rregullt të Kosovës. Kjo mund të konsiderohet dhe si Pavarësia nr.2, gjykuar dhe nga reaksioni i jashtëzakonshëm i Beogradit, që kur u kuptua se themelimi i ushtrisë po shkonte drejt bërjes realitet.

Edhe pse në sfond u shfaqën reagime jo-apovuese nga bashkësia ndërkombëtare, duket se ishin SHBA ato që e mështetën underground themelimin e ushtrisë. Nën pezmatim, këtë e ka pohuar së fundi dhe vetë Vuçiç.

Pak para votimit, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, përçoi këtë mesazh: “…le të kujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të saj të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore, reciprokisht të dobishme me fqinjët e saj, po aq sa edhe forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”.

Themelimi i ushtrisë së Kosovës, vjen në një kohë kur Prishtina ka ndërmarrë një akt presioni ndaj Beogradit, duke ia tarifuar produktet në doganë, duke i kërkuar njohjen dhe njëherësh ndryshimin e kursit politik në qasjen ndaj Kosoëvs, duke vijuar ta luftojë Pavarësinë në arenën ndërkombëtare. /tesheshi.com/     

auto pjese dak

Related posts