PAVARËSIA/ Njihuni me Kosovën ndryshe të ca mendjeve jo aq fëminore (video)

Nxënësit e shkollës “Akademia ORA” në Prishtinë i kanë bërë një paraqitje ndryshe dhe aspak foklorike Kosovës, në 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ngjashëm në fantazi me NewBorn-in, ata kanë realizuar një instalacion grafik për ta shprehur e përcjellë ndryshe vlerën e Kosovës, tashmë që është e pavarur dhe jo nëndiktatin e Beogradit.

Kosova është paraqitur në formë të një ajsbergu, i cili masën më të madhe e ka të fshehur nën ujë, ndërsa mbi sipërfaqen e ujit shfaqet vetëm maja e tij.

Me këtë, nxënësit kanë simbolizuar pasurinë e madhe nëntokësore të Kosovës, e ku veçohet Trepça, duke pretenduar se pak punohet që të mbetet e jona – paçka vendimmarrjeve ligjore për t’u vlerësuar –   dhe që të bëhet fuqi e madhe ekonomike e Kosovës.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij ajsbergu, nxënësit kanë shfaqur dhimbjet dhe vuajtjet mbi të cilat është e ndërtuar Kosova, e të cilat nuk bën të harrohen e të nëpërkëmben, por të cilat duhet të ruhen e të çmohen duke punuar me zell dhe nder.

Brengë tjetër që kanë shfaqur përmes ajsbergut është rinia e Kosovës, e cila ndonëse me kapacitet të madh, sytë i ka të drejtuar kah Perëndimi, pasi që në vendin e tyre nuk po u jepen mundësi të mjaftueshme, trajtim me dinjitet dhe vlerësim të drejtë të bazuar në merita.

Nxënësit e kësaj shkolle shprehën dëshirën e tyre që dëshirojnë të mbeten në vendin e tyre, të punojnë në të, bashkë me familjet e tyre, dhe bashkë me Trepçën e Mitrovicën. /tesheshi.com/

Ndiqni shpjegimin e tyre jo dhe aq fëminor:

Kosova – një ajsberg në tokë! Mesazh nga nxënësit e Akademisë ORA

Këtu kemi paraqitur një ajsberg, i cili jo rastësisht ka pamjen e hartës së Kosovës. Ajsbergët janë masa të mëdha akulli, por që mbi sipërfaqe duket vetëm një pjesë e vogël e tyre. Pjesa më e madhe fshihet nën ujë, larg shikimit të njerëzve.Ne mendojmë se Kosova ngjason shumë me ajsbergun, pasi që në të fshihet shumë më shumë se sa ne dimë. Kosova ka Mitrovicën, me pasuri të madhe nëntokësore, e cila nuk duket nga jashtë.Kosova ka vuajtje të mëdha përgjatë historisë së saj, që fshihen nëpër faqe librash, poezi poetësh, e sy të përvuajtur nënash e gjyshesh.Kosova ka rini! të shëndoshë, punëtore, me kapacitet të madh.Ne nuk duam të na e marrin Mitrovicën, nuk duam ta falim pasurinë tonë!Ne nuk duam t’i harrojmë vuajtjet e popullit tonë, nuk duam të shkelim mbi lotët e nënave e gjakun e dëshmorëve!Ne jemi rinia e Kosovës! Nuk duam të punojmë për të tjerët! Duam të qëndrojmë këtu. Në vendin tonë! Me pasurinë tonë! Me prindërit tanë! Me Mitrovicën!

Posted by Shkolla "Akademia ORA" on Friday, February 15, 2019

auto pjese dak

Related posts