728 x 90 Leaderboard

Pavarësia e plagosur: si iu hoq Prishtinës flamuri kombëtar në terrin e natës

Nga Blendi Gashi

Jubileu i 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës është kompromentuar nga një incident aspak i këndshëm, për më tepër i rrallë në llojin e vet. Në terrin e natës, tek i ashtëquajturi “Rrethi” në hyrjë të Prishtinës, është ulur flamuri kombëtar e ngritur e ai shtetëror, diçka e pandodhur më parë.

Turma të irrituarish u përplasën me nr. 2 të Komunës, Selim Pacolli, i cili u tha se vendimi ka ardhur nga Haradinaj.

Por ky arsyetim nuk u morr parasysh nga qytetarët të cilët fyen Pacollin dhe filluan të bërtasin “marre – marre”, e ndoqën deri te automjeti dhe me fjalët “turp që ta kemi dhanë votën”, “duhet vendoset flamuri edhe në Graçanicë”.

Por kjo nuk është e tëra. Para se të ndodhte kjo, zyrtarët e Ministrisë së Administrit dhe Pushtetit Lokal njoftuan se persona të panjohur e kanë vjedhur flamurin që do të duhej ta ngrinin, çka e konfirmoi edhe policia, pa dhënë detaje më të hollësishme. Pas tërë këtyre sfidave, një flamur me përmasa më të vogla se ai që u vodh, u ngrit tek “Rrethi” në Prishtinë dhe u largua flamuri kombëtar. E gjitha kjo nën përcjellje të forcave të shumta policore dhe zjarrëfikësve.

Pse duhet ngritur flamuri në terr?

Ndërsa debati ka shpërthyer në rrjtet sociale “pro et contra” vendosjes së flamurit shtetëror dhe largimit të atij kuq e zi, vendimi i Haradinajt për ta ngritur natën flamurin nuk i ka pëlqyer aspak PDK-së, zyrtarë të cilës parti e quajnë gabim të rëndë.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur se përse flamuri i Kosovës po vendosët nëpër terr?

Pse Flamuri i Kosovës po vendoset nëpër terr? Nga kush po frikoheni? Kemi apo nuk kemi Shtet?”, ka shkruar Musliu.

Kurse ish- komandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tani anëtar i PDK-së, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se flamuri është daashur të ngrihet si i ka hije.

Flamuri nuk do duhej te ngritej natën, në gjithë botën ngritet dhe nderohet në mengjes! Edhe tek ne Flamuri është dashtë të ngritet dhe nderohet nga Garda e FSK -së me datë 17.02.2018 në ora 8:00 dhe të nderohet siç i ka hije! Ai që ka marr vendim për vendosjen e Flamurit Shtetëror në terr në orët e mbrëmjes ka gabu shumë rend sepse nuk e kemi vjedhur por e kemi fituar me gjak! Kombi nderohet , Shteti duhet njëashtu edhe Simbolet!”, shkruan Kastrati.

Dhe siduket kjo çështje siç duket nuk do të përfundojë lehtë.

Një grup qytetarësh kanë bërë thirrje përmes një ftese në Facebook që sot të mblidhen për të rivendosur flamurin kombëtar.

Nga ora 13:00 (14.02.18) në mesditë takohemi te Rrethi i Flamurit, për ta kerkuar rivendosjen e flamurit tonë kombëtar të larë me lot e me gjak. Në rrethin e flamurit nuk ka vend asnjë flamur tjetër pos ati kombëtar, ky flamur me jetë është mbrojtur e kështu do mbrohet. Flamuj të tjerë vendosni kudo, por jo në vendin që i takon shqiponjës sonë. Shqiptarë BASHKOHUNI! Ejani te gjithe me flamura KUQ E ZI!”, thuhet në ftesë.

Kujtojmë se ndërsa flamuri kuq e zi largohet nga hyrja e Prishtinës, flamuri i Serbisë valon në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut, por edhe 5 kilometra larg rrethit të Prishtinës, në Graçanicë, dhe jo thjesht në një hapësire publike, si “Rrethi”, por në shtizën zyrtare të institucioneve komunale. /tesheshi.com/

 

 

Related posts