728 x 90 Leaderboard

Paul GREGORY/ Putini dhe problemi i gazit me Rusinë – Kur Europa varet ekonomikisht nga Rusia

Të gjithë në fakt mendonin se Rusia do të tërhiqej përballë sanksioneve të Bashkimit Europian. Por ndodhi që, ilaçi hidhur dha një kundrandikim dhe është pikërisht Europa ajo që do të vuajë pasojat e këtyre sanksioneve. Nga historia ekonomike dimë se sanksionet janë thikë me dy presa, shpesh ato e fuqizojnë edhe më shumë të sanksionuarin për shkak të alternativave të tjera ekonomike që gjen ai dhe mesa duket ky është edhe rasti i Rusisë. Kush tjetër më mirë sesa eksperti kësaj fushe profesori Paul Gregory do ta argumentonte më mirë këtë tezë, ja se ç’thotë ai:

”Për të gjetur zgjidhjen e duhur mbi krizën e Ukrainës palët fokusohen  –dhe kanë të drejtë– në një armëpushim të brishtë në Ukrainë dhe në përpjekje për të qartësuar qëllimet e presidentit rus Vladimir Putin atje. Por do të ishte e udhës që mos të harrojmë edhe armiqësitë e një dimensioni tjetër që po zbulohet tani, asaj të një konflikti që mund të ketë pasoja të rënda ekonomike në afatgjatë mbi Evropë dhe mbi aftësitë e Putinit për të ushtruar presion mbi kontinentin.

Në dhjetor gjigandi i fundit të naftës ruse Gazprom ka nënshkruar me një kompani turke memorandumin e mirëkuptimit për të zgjeruar tubacionet nga Rusia në Turqi nën Detin e Zi. Kjo linjë e re është quajtur “Turkish Stream”, dhe vjen si një alternativë për tubacionin “South Stream” që shtrihet në Detin e Zi dhe që lidh Rusinë me Bullgarisë. Një projekt ky që Kremlini e braktisi dhjetorin e kaluar si kundra-përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, pas dominimit të trupave ruse në territorin e Ukrainës dhe pas aneksimit të Krimesë.

Projekti “South Stream” ka dështuar sipas kritereve të BE-së në lidhje me konkurrencën dhe energjinë, prandaj ka të ngjarë që shpallja e projektit të linjave turke të tubacionit, i cili kap vlerën 12 miliardë dollarë, ka për të rritur reputacionin e Rusisë si një partner i besueshëm, çka do të përshpejtojë ritmet e Evropës për të gjetur burime alternativë për furnizimin me gaz natyror. Në Fakt, Putini i cili po vuan humbje në këtë treg, po tregohet mjaft moskokçarës ndaj krizës ekonomike ruse, pa ndonjë arsye për hir të konsolidimit të armiqësisë me Ukrainën.

Kremlini synon ta përjashtojë Kievin nga sistemi i shpërndarjes së gazit, rrjet ky që ka ekzistuar që nga vitet tetëdhjetë të shekullit të njëzetë dhe synon një orientim të ri të furnizimeve nëpërmjet një rrjeti alternativ që nuk  ka egzistuar më parë në treg.

Stop furnizimeve të gazit në Ukrainë

Në muajin e fundit, Gazprom njoftoi synimin e saj për të ndaluar dërgesat në të gjithë Ukrainën kur të skadojë kontrata me tubacionet e gazit të kompanisë ukrainase Naftogaz në vitin 2019. Më pas gazi do të furnizohet nëpërmjet tubacioneve turke në kufijë me Greqinë, sipas një baze të panegociueshme. Gazprom shumë shpejt pret të marrë një licencë për të zbatuar projektin e linjës së re të tubacioneve dhe dërgesa e parë pritet të mbërrijë në Turqi në 2017.

Sjellja anormale e kompanisë ruse të shtetit nuk është një çështje e parëndësishme për Evropën, pasi kjo e fundit është e varur prej saj, sepse rreth 30% të gazit të saj natyror e siguron nga Rusia, dhe 80% e kësaj sasie transferohet tek ta përmes Ukrainës. Më parë, Evropa e ka provuar ndalimin e gazit rus për shkak të motit të keq. Në janar të 2009 Gazprom urdhëroi ndërprerjen e dërgesave të gazit që kalonin përmes Ukrainës, çka çoi në një mungesë të rëndë në gjashtë vende të Evropës Lindore dhe Juglindore.

Në fund të vitit 2014, Moska nërpreu gazin për Ukrainën në tërësi, pra edhe një herë Rusia shprehu gatishmërinë e saj për të përdorur furnizimet me gaz si armë të politikës së jashtme të saj. Bashkimi Evropian nxitoi të ndërmjetësojë për një zgjidhje, e cila sipas disave ai ishte kundër interesave të Ukrainës dhe në favor të vet BE-së.

Por në kundërshtim me atë që duket të jetë bindje e Putinit, nuk ka gjasa që Evropa dhe Ukraina të jenë humbësi më i madh në përpjekjet e Rusisë për të ndryshuar hartën e eksporteve të gazit, duke ditur që Gazprom merr dy të tretat e të ardhurave të saj nga Evropa dhe në këtë periudhë të rënies së eksporteve dhe krizës ekonomike të brendshme të rusisë nuk është koha ideale që ajo të prishë marrëdhëniet me klientët e saj më të mirë.

Reagimi fillestar për këtë sjellje të rusisë nga Evropa ishte se Putini ose aktron ose e ka humbur sensin logjik. Në fjalët e Maroš Savetović Zëvendës President i Komisionit Evropian për Bashkimin e Energjisë “Ky vendim është alogjik nga pikëpamjja ekonomike, ne jemi konsumatorë të mirë dhe paguajmë shumat në kohë. Kështu që unë mendoj se ne meritojmë një trajtim që i përshtatet kësaj korrektësie.”

Evropa ka nevojë për një diversifikim të burimeve të energjisë

Politikat ekonomike destruktive dhe anomale të Putinit duhet të shërbejnë si mësim që Evropa të largojë monopolin e Gazprom-it mbi tregun evropian të gazit. Është e qartë se është më mirë për Evropën, në qoftë se ata janë të detyruar të shpenzojnë miliarda për tubacionet e reja, ta bëjnë këtë si pjesë të përpjekjeve të tyre për të diversifikuar burimet e saj të gazit natyror dhe jo për të rritur varësinë nga furnizimet e Rusisë, veçanërisht kur kujtimet e shtëpive të mbetur pa ngrohje dhe fabrikave të mbyllura në dimërin e acartë janë ende të freskëta.

Kur u pyet një këshilltar i lartë për planifikim në kohën ish-Presidenti rus Joseph Stalin se përse ai ishte i gatshëm për të mbrojtur një seri propozimesh absurde, këshilltari tha: “Preferova ti jepja përparësi disa planeve jorealiste dhe të shpëtoja nga burgu, sesa të burgosesha për hir të disa planeve realiste,” u përgjigj ai. Dikush tani mund të imagjinojë që personat përgjegjës për Gazprom janë duke menduar të njëjtën mënyrë.

Dhe nëse po, atëherë duhet që evropianët të fillojnë dhe të mendojnë në mënyrë të ndryshme, në mënyrë që Rusia mos ti shkaktojë më shumë dhimbje dhe vuajtje ekonomike. Dhe kjo është e gjitha që ju do të merrni për aq kohë sa nuk mbizotërojnë mendjet e pjekura.”

 

*është antar në Departamentin e Kërkimeve të Institutit Hover, profesor e hulumtues në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike dhe profesor në Universitetin e Hjustonit

Burimi: Syndicate Project. Përshtati: Enklid Pelari

Related posts