Patriarku i Libanit, i pari kardinal katolik që po viziton Arabinë Saudite: sinjale për një kishë në Mbretëri

Patriarku Maroniti i Libanit ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite, në një vizitë historike që simbolizon një shtytje më tej drejt bashkëjetesës fetare në Lindjen e Mesme.

Patriarku Bechara al-Rai është kardinali i parë katolik, dhe i dytë i krishterë që ka vizituar ndonjëherë Mbretërinë Saudite. Vizita e fundit nga një udhëheqës i lartë i krishterë ndodhi në vitin 1975, kur patriarku ortodoks grek Elias IV i Antiokisë vizitoi Arabinë Saudite, sipas Catholic Herald.

“Patriarku përfaqëson të gjithë patriarkët dhe të krishterët e Lindjes. Ai po përçon një mesazh dashurie dhe sinqeriteti ndaj Arabisë Saudite, e cila tani po dëshmon hapjen e mëtejshme dhe ndryshime pozitive”, tha zëdhënësi i Al-Rai për Arab News.

“Falënderojmë Mbretërinë për ftesën bërë Patriarkut për këtë vizitë të rëndësishme, veçanërisht pasi ajo plotëson dhe aktivizon marrëdhëniet historike midis dy vendeve”.

Zëdhënësi gjithashtu vuri në dukje se ish-mbreti Saud bin Abdulaziz kishte vizituar një patriark të mëparshëm maronit në Liban më 1953, duke dëshmuar se marrëdhënia midis Kishës dhe Mbretërisë nuk është diç e re.

Ndërsa marrëdhëniet midis Libanit dhe Arabisë Saudite janë tendosur gjatë javës së kaluar, shumë prej analistëve sugjerojnë që vizita e patriarkut, e cila ishte planifikuar përpara ngjarjeve të fundit, është e një natyre politike. Nga ana e tij, Al-Rai ka thënë hedhur poshtë këto deklarata, duke përsëritur se vizita e tij synon të rrisë bashkëjetesën dhe tolerancën fetare në rajon, sipas Reuters.

Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth dorëheqjes së fundit të kryeministrit libanez, Saad Hariri, Al-Rai tha se kjo ishte një surprizë për bashkatdhetarët e tij. Ai gjithashtu shprehu dëshirën e tij për t’u takuar me Haririn, i cili mbetet në Riad, ku ai njoftoi dorëheqjen e tij.

Ndërsa shumë të krishterë të huaj banojnë në Arabinë Saudite, Mbretëria është një vend zyrtarisht musliman dhe nuk ka ndonjë kishë. Megjithëse vendet e tjera të Gjirit kanë ndërtuar kisha dhe shtëpi adhurimi për fetë e tjera, Arabia Saudite deri tani ka hequr dorë nga reforma të tilla.

Por sipas disa raporteve, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman mund ta ndryshojë këtë gjatë kësaj vizite historike. Dr. Walid Phares, një komentator i mirënjohur libanez-amerikan, akademik dhe i Lindjes së Mesme, komentoi një raport që sugjeron se një kishë historike në mbretëri ishte zbuluar dhe rinovuar me rastin e vizitës së Al-Rai.

“Sipas një raporti nga Arabia Saudite, i cili pritet për t’u konfirmuar zyrtarisht, një kishë e vjetër 900-vjeçare e zbuluar kohët e fundit do të rinovohet dhe do të hapet për nder të Patriarkut Maronite Rai, i cili po viziton Mbretërinë”, shkruan Phares në një post në Facebook. “Nëse konfirmohet, ky veprim i princit Mohamed Bin Salman do të krijonte një precedent historik”.

Phares gjithashtu shprehu optimizëm të fortë rreth vizitës në një postim tjetër, duke thënë se mund të japë një” surprizë të mirë simbolike “për të krishterët e botës, si pjesë e reformave të vazhdueshme të avancuara nga Princi Mohamed bin Salman”.

Përafërsisht 900,000 kristianë maronitë banojnë në Liban, sipas Reuters. Përveç maronitëve, vendi është shtëpi e sekteve të tjera të krishtera të tilla si grekët ortodoksë, katolikët melkitë grekë dhe protestantët. Maronitët banojnë në të gjithë rajonin Levant, në Liban, Siri, Palestinë dhe Jordani, si dhe në Qipro. /tesheshi.com/