Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Patozi “thellon” çarjen e opozitës: Basha, ajo që ka thënë Meta për të!

Një reagim i kreut të Bindjes Demokratike Astrit Patozi, në adresë të kreut demokrat Basha, ka thelluar dhe më krizën e opozitës, e cila shfaqet e ndarë pak muaj para zgjedhjeve.

Patozi, duke quajtur të papranueshëm gjuhën e Bashës ndaj një partie të re në horizont, asaj të Jozefina Topallit, si dhe ndaj së tijës, të cilësuara si krijesa të Edi Ramës, deklaron:

Basha që duhet të ishte promotor i një fushate agresive qeveritare, po bën fushatë kundër disa partive të reja që ose do krijohen ose janë krijuar dhe ky është një lajm i keq për PD, dhe Shqipërinë se partia kryesore e opozitës është e kapluar nga një mentalitet stalinist.

Nëse ka ndërmend që të bëjë fushatë kundër nesh, pushka top iu bëftë ne këtu jemi, por ne nuk do merremi me të.

Të krijuar nga Rama partitë e reja?

Më kujtohet shprehja e Metës, ‘Lulzim Basha gënjen dhe për orën’. Ajo është një reklamë falas”, tha Patozi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts