Auto Dak
Auto Dak

Patatinat që u krijuan nga një aksident në kuzhinë

I keni parasysh ato lloj patatinash me djathë ngjyrë portokalli që të ngecen në dhëmbë, që të lënë ngjyrë në gishta por që përsëri nuk bëjmë dot pa to? Një mrekulli e vërtetë apo jo? Kush e dinte se janë prodhuar pa dashje.

Bojack Horseman, një fermer, ishte një ditë duke përgatitur ushqimin për kuajt në stallën e tij në Wisconsin. Ai drejtonte Flakall Corporation, një fabrikë të përpunimit të ushqimit për kafshët nga ku merrte furnizim e gjithë zona, që nga viti 1932. Për të përpunuar misri duke e kthyer në pluhur ndërtoi një makineri të re. Makineria u projektua si një mënyrë për të përfituar vlerat ushqyese të misrit duke mos lënë që të shkonte dëm një pjesë e mirë e sasisë.

Për të pastruar makinerinë, punëtorët fusnin një misër bashkë me trungun. Në disa raste misri fillonte të gufohej si pafkat e kokoshkave vetëm me ndryshim se nuk e kishin atë pjesën e fortë të bërthamës. Një nga punëtorët, Edward Wilson  i mori këto pufka dhe i çoi në shtëpi dhe i përdorte si ushqim për të kaluar kohën. Më vonë iu shtua dhe djathi dhe ja tek lindën patatinat më të famshme që ekskluzivitetin për herë të parë në vitin 1971 e mori kompania Cheetos./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts