Pasojat e ’89-ës: anija e fundosur ruse po liron rrezatim të lartë

Ndonëse rusët e pohojnë të kundërtën, hetuesit ndërkombëtarë thonë se nëndetësja bërthamore ish-sovjetike që u fundos në Detin Barents në vitin 1989, është duke lëshuar nivele të larta rrezatimi. Nëndetësja “Komsomolets” u fundos pasi në bord shpërtheu një zjarr, i cili u mori jetën 42 marinarëve.

Nëndetësja “Komsomolets” funksiononte me energji bërthamore dhe ishte e mbrojtur nga një shtresë titani, e megjithatë kishte raketa që mund të godisnin me armatim bërthamor.

Hetuesit thonë se niveli i rrezatimit është matur çdo vit tash e 20 vite, por jo siç u mat këtë vit përmes një pajisjeje nënujore.

Ata shtojnë se nivelet e radiacionit mund të përhapen me shpejtësi në këtë zonë ku ka peshq të shumtë.

Grupi hetues të hënën mori mostrat e ujit nga një tub ventilimi, ku tregohej se nivelet e rrezatimit janë deri në 100,000 herë më të larta se ato në ujin normal të detit.

Nëndetësja “Komsomolets” u fundos pasi në bord shpërtheu një zjarr, i cili u mori jetën 42 marinarëve nga gjithsej 69 marinarë që ishte ekuipazhi i saj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts