PASOJAT/ Çfarë shkoi e çfarë mbeti nga Notre Dame

Zjarri që përfshiu katedralen e Notre Dame kërcënoi të rrëzonte të gjithë ndërtesën – pasi sasia e madhe e drurit në ndërtesën shekullore ndezi me shpejtësi shumicën e objektit ikonik.

Kreu i Bashkisë së Parisit, Emmanuel Gregoire u tha mediave se ata që qenë dëshmitar të zjarrit bënë çmos për të shpëtuar artin dhe piktuarat e çmuara dhe reliket e tjera në katedrale.

Bazuar në raportimin nga mediat franceze, kjo përpjekje ishte shumë e suksesshme. Pak orë pasi zjarri u neutralizua, filloi rishikimi i dëmeve.

Ja se çfarë ka humbur dhe çfarë ka shpëtuar nga një prej thesareve më të mëdha arkitekturore të botës.

Çfarë ka shpëtuar

Ndonëse shtrirja e vërtetë e dëmtimit të zjarrit nuk mund të njihet ende (disa foto nga katedralja duken se ka shpresa), zyrtarët francezë thonë se duket se fasadat dhe kulla zile së bashku me pjesën më e madhe e strukturës së përgjithshme të ndërtesës është ruajtur.

Ky është një lajm i madh për arsye të dukshme. Siç shpjegon Meredith Cohen, një profesor i historisë së artit në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, vet katedralja është vepër arti, dhe të gjitha veprat e tjera të artit të bashkangjitura në kishë janë detaje të ndryshme të saj.

Statujat dhe pikturat

Ne e dimë se një sërë statujash të rëndësishme të bakrit janë ruajtur, siç tha Associated Press, duke qenë se ishin zhvendosur javën e kaluar si pjesë e projektit të rinovimit.

Kullat zile dhe këmbanat

Me sa duket, shumica e këmbanave u shpëtuan, duke pasur parasysh se dy kullat kryesore me zile ishin kursyer nga zjarri, edhe pse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Zilja kryesore e katedrales, një zile e shekullit të 15-të e quajtur zilja Emanuel, mbijetoi. Zilja e Emanuel ka shënuar disa nga momentet më të rëndësishme të vendit dhe botës, të tilla si fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Relike kristiane

Shumë katolikë fetarë do të lehtësohen kur të dëgjojnë se Kurora e Thurur, objekti më i shenjtë fetar i Notre Dame, është i sigurtë. Për kurorën në fjalë të krishterët besojnë se ka qenë e vendosur në kokën e Jezusit përpara kryqëzimit.

Çfarë ka humbur

Spireja

Spireja dramatike dhe portreti, një nga aspektet më moderne të katedrales, u ndërtua në shekullin e 19-të, gjatë një vale entuziazmi për restaurimin e katedrales pas suksesit të Victor Hugo me veprën “Kurrizoja i Notre Dame”.

Historianët e artit e konsiderojnë atë një tjetër dritare jashtëzakonisht të vlefshme në teknikat dhe stilet e kohës dhe një pjesë e historisë së shtresuar të katedrales. “Ju mund ta kopjoni këtë, por jeni duke falsifikuar historinë,” thotë një historian.

“Pyjet”

Kulmi i drurit që mbulonte gurin e katedrales, i njohur si “pyll” për shkak të sasisë së madhe të drurit që nevojitej për ta ndërtuar, u shkatërrua në masë të madhe. Një pjesë e asaj strukture të çatisë daton në shekullin e 13-të, dhe kryesisht ishte bërë nga pemët e prera ndërmjet viteve 1160 dhe 1170.

Çfarë nuk dihet

Ne ende nuk e dimë se sa dëmtim është bërë brenda ndërtesës. Ka shtylla druri dhe porta, dhe shumë vepra arti të tjera që mund të konsiderohen të ndezshme.

Organet

Ende nuk dihet gjendja e instrumenteve kryesor muzikore të kishës të njohur si organet e kishës, të cilat janë disa nga më të mëdhatë në botë. Organi i Madh, i zëvendësuar dhe përditësuar shumë herë gjatë viteve, operohet nga një organist kryesor, një pozicion i njohur në mbarë botën si shumë prestigjioz.

Pavarësisht të gjitha shkatërrimeve, struktura mbetet. Dhe presidenti francez Emmanuel Macron, në një fjalim pak para mesnatës është zotuar se katedralja do të shfaqet sërish si një simbol i kulturës dhe historisë. “Unë ju premtoj solemnisht sonte,” tha ai. “Ne do ta rindërtojmë këtë katedrale.” /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts