Auto Dak
Auto Dak

Pasi mund depresionin, shimpazeja jetime e Shkupit kthehet 10 vitesh!

Shimpanzeja Koko, dikur yll në kopshtin zoologjik të Shkupit, është kthyer në shtëpi pasi kaloi 10 vjet në Holandë, ku u shërua nga depresioni.

Koko u ribashkua me kujdestarin e tij, Dragan Trajkovski, i cili tha se ishte i gëzuar që u takua përsëri me shimpanzenë simpatike.

“Një gëzim që nuk mund ta përshkruaj,” i tha 49-vjeçari The Associated Press. “Pas 10 vjetësh, Koko më njohu. Ne prekëm njëri-tjetrin, ai më ktheu shpinën për t’ia dhënë masazhën e zakonshme dhe më dha një përqafim shimpanze”.

Koko u lind në kopshtin zoologjik të Shkupit në kryeqytetin e Maqedonisë Veriore, në vitin 1995. Nëna e tij vdiq nga tuberkulozi dy vjet më vonë, dhe shimpanze e vogël nisi të vuante nga depresioni dhe vetmia. Trajkovski e provoi ta ushqente atë, por për vite me radhë gjendja e tij nuk u përmirësua.

Përfundimisht u kontaktua një grup shpëtimi i kafshëve me bazë në Holandë, Koko u transferua në objektet e tyre në vitin 2009.

Pas 10 vitesh, Koko u kthye në Shkup së bashku me  tre shimpanze të tjera që do t’i bënin shoqëri: Mimmi, Hiasl dhe Rosi. Të tre u trajtuan nga grupi pasi vuanin nga keqtrajtimi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts