Auto Dak
Auto Dak

Pas uraganit “Harvey”, Houston rreikohet nga shpërthimi i uzinës kimike

Një uzinë kimike pranë qytetit të përmbytur amerikan, Houston, pritet të shpërthejë ose të përfshihet nga flakët.

Shkak është se sistemet e ftohjes së përbërësve kimikë kanë dështuar dhe nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar zjarrin e mundshëm, tha kompania.

Uzina ka ndaluar prodhimin të premten, përpara mbërritjes të uraganit, ndërsa banorët përreth janë evakuuar.

Së paku 33 njerëz kanë vdekur nga uragani në Houston të Teksasit.

Furnizimet me energji elektrike janë ndërprrerë, pasi kompanitë kanë mbyllur tubacionet.

Shkalla e uraganit është zvogëluar në stuhi, por Shërbimi Kombëtar i Motit ka parashikuar vazhdimin e shirave në lindje të Teksasit dhe perëndim të Luizianës. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts