Auto Dak
Auto Dak

Pas sulmeve në Arabinë Saudite, vendet muslimane thërrasin në unitet

Vendet muslimane kanë dënuar ashpër sulmin kamikazë të hënën në mbrëmje afër xhamisë së profetit Muhamed në Medine, në të cilin është e ndaluar kryerja e çfarëdo akti të dhunshëm.

Sulmi në të cilin janë vrarë katër zyrtarë të sigurimit, është njëri prej tri sosh të cilat kanë goditur të hënën Arabinë Saudite.

Edhe pse askush nuk ka marrë përgjegjësinë deri më tani, këto sulme janë të ngjashme me sulmet kamikaze të kryera kohë më parë në Arabinë Saudite nga ana e ISIS.

Sulmi ka shkaktuar zemërim të përgjithshëm tek përfaqësuesit sunitë dhe shiitë, madje edhe në Irak, i cili njihet si kundërshtar rajonal i Arabisë Saudite.

Institucioni prestigjioz musliman suni Al Azhar me seli në Kairo, ka dënuar ashpër aktin barbar, duke përkujtuar në “shenjtërinë e këtyre dy vendeve”, veçanërisht të xhamisë së profetit Muhamed”.

Presidenti i Indonezisë Joko Widodo ka thënë se “terrorizmi në asnjë mënyrë nuk mund të jetë i justifikuar”, duke i bërë thirrje publikut të qëndrojnë të qetë, por vigjilent.

Presidenti i Malezisë ka shkruar në Twitter: “Jam i tronditur pas marrjes së alarmeve për shpërthimet në tri qytetet e Arabisë Saudite. Ne dënojmë aktet të tilla të ulëta, sidomos kur këto ndodhin në afërsi të xhamisë së shenjtë të profetit Muhamed, dhe ky nuk është Islam”.

Ministria e jashtme e Pakistanit ka dënuar sulmet, ndërkohë që shefi i ushtrisë pakistaneze ka telefonuar ministrin saudit të mbrojtjes princin Muhamed bin Salman për t’i shprehur mbështetjen e tij.

“Ne qëndrojmë krah për krah me vëllezërit tonë saudit në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Gjenerali Raheel.

Ministri i jashtëm i Katarit, Mohammed bin Jassim Al Thani, ka dënuar sulmin e trefishtë dhe ka shprehur mbështetjen e Doha-s për vendin fqinj në një postim në Twitter:

“Gjakderdhja në emër të fesë është e papranueshme”.

Mohammed bin Zayed al-Nahyan, princi i Abu Dhabi ka bërë thirrje për unitet të muslimanëve.

Këshilli i Lartë i klerikëve të Arabisë Saudite ka thënë se shpërthimet “dëshmojnë se këta renegatë…kanë shkelur çdo gjë që është e shenjtë”.

Futbollisti tashmë në pension, Fred Canoute i cili jeton në Dubai, përshkruan sulmin në Medine si të pafalshëm:

“Dhe tash sulmojnë xhaminë e shenjtë të profetit Muhamed. Akte të pafalshme terroriste”.

Dhe është e pafund lista e liderëve dhe politikanëve muslimanë dhe fytyrave publike të profileve prej më të nduarduarta të cilët dënojnë në formën më të ashpër këto sulme terroriste të kryera të hënën në Arabinë Saudite. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts