Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PELEGRINAZHI/ Pas Haxhit vjen Umra: ky është plani saudit për rihapjen e vendeve të shenjta

Autoritetet saudite njoftan se një hapjë graduale për kryerjen e ritit të Umra-s – pelegrinazh i vogël në Mekë dhe Medinë, që besimtarët myslimanë kryejnë në kohë jashtë afatit të Haxhit, pelegrinazhi i madh vjetor, – do të fillojë më 4 tetor.

Ndryshe nga Haxhi, i cili, sipas mësimeve të Islamit, është një detyrim për t’u kryer të paktën një herë në jetën e çdo muslimani që plotëson kriteret, Umra është një pelegrinazh të vogël është një rit fetar vullnetar më i shkurtër.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ky ritual do të kërkojë gjithashtu respektimin e masave të rrepta epidemiologjike si në rastin e Haxhit. Në fazën e parë, kapaciteti i pelegrinëve që do të jenë në gjendje të kryejnë këtë ritual do të ulet në një të tretën e kapacitetit, i cili përfshin respektimin e rreptë të masave epidemiologjike të distancës, mbajtjen e maskave mbrojtëse dhe masave higjienike për dezinfektimin e zonës. Kështu, në këtë fazë, Umra do të jetë e mundur vetëm për ata që aktualisht banojnë në Arabinë Saudite. Kjo do të thotë që rreth 6,000 pelegrinë në ditë do të jenë në gjendje të qëndrojnë në Xhaminë e Madhe në Mekë.

Në fazën e dytë, nga 18 tetori, qytetarët sauditë dhe besimtarët e tjerë që banojnë në atë vend do të lejohen të të vizitojnë xhamitë e shenjta në Mekë dhe Medine brenda një kufiri prej 75 përqind të kapacitetit që mund të arrihet në përputhje me masat epidemiologjike, të cilat do të të përkthyera në shifra arrijnë në rreth 15 mijë pelegrinë në ditë dhe maksimumi 40 mijë vizitorë në të njëjtën kohë në Xhaminë e Madhe në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medine.

Vetëm në fazën e tretë, kur do të jetë e mundur të ruhet kapaciteti 100 për qind në kushtet e masave epidemiologjike (që është gjithashtu në praktikë një kufizim i madh krahasuar me rrethanat normale), pelegrinazhi do të jetë i mundur për besimtarët nga e gjithë bota. Autoritetet po njoftojnë fillimin e kësaj faze në 1 nëntor, nëse fazat e mëparshme provojnë të jenë të sigurta dhe pa ndërlikime të jashtëzakonshme. Në këtë rast, Mbretëria parashikon që kapaciteti i pelegrinëve sipas masave epidemiologjike do të jetë rreth 20 mijë, dhe çdo ditë në xhamitë e mëdha do të jenë në gjendje të adhurojnë rreth 60 mijë besimtarë.

Mesazhe optimiste

Autoritetet saudite nuk specifikuan kërkesa të veçanta dhe mënyrat e testimit të pelegrinëve, por informacioni i botuar më 23 shtator, të këtij viti, njofton se Ministria e Shëndetësisë gradualisht do të miratojë ardhjen e pelegrinëve nga ato vende që nuk paraqesin rrezik shëndetësor nga përhapja e koronavirusit.

Rihapja e vendeve të shenjta në Mekë dhe Medinë me kufizime të rrepta epidemiologjike, mbart dhe një lloj mesazhi optimist: me sfidën e koronavirusit, bota do të duhet të mësojë të jetojë në kohërat që vijnë, pavarësisht nga rrethanat dhe rreziqet e mundshme. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts