Pas anëtarësimit në UEFA, Kosova bëhet anëtare edhe e FIFA-s

Kosova është bërë sot anëtare me të drejta të plota në FIFA, pas anëtarësimit në UEFA. Ajo është anëtarja e 210 e kësaj organizate. Në kongresin e 66-të të FIFA-së të mbajtur në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar pro Kosovës.

Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 141 vota pro dhe duke hyrë kështu përfundimisht në FIFA si anëtarja më e re e saj. Sakaq, në përqindje Kosova ka marrë 86% të votave pra 141 vota pro dhe 18% kundër ku ishin 14%.

Pas pranimit në FIFA, Kosova do të ketë të drejtën të luaj në kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’.

Kreu i federatës së Futbollit Kosovar, Fadil Vokrri pohoi se kjo është një arritje e madhe historike për vendim. “Do përpiqemi për të mbrojtur vlerat e futbollit”, tha Vokrri. /tesheshi.com/

Related posts