728 x 90 Leaderboard

Pas 56 vitesh kërkimit, ushtria izraelite gjen eshtrat e pilotit të humbur

Ushtria izraelite zbuloi eshtrat e pilotit Yakir Naveh, i cili u zhduk 56 vjet më parë kur avioni i tij u rrëzua në liqenin e Galilesë.

Mbetjet u zbuluan në fund të liqenit më 25 tetor, së bashku me pjesë të avionit.

Naveh ishte 23 vjeç, ku më 6 maj 1952, për shkak të një defekti, avionic drejtonte ra në liqen duke përfundur në fund të tij.

Por kohë pas kohe, të gjitha operacionet e kërkimit dështuan.

Në tetor të këtij viti, ushtria izraelite nisi një kërkim të ri duke u ndihmuar nga një kompani me teknologji të avancuar. Kjo pasi edhe pse liqeni i Galilesë është relativisht i vogël, zhytësit e kanë përshkruar thellësinë e tij si një “ferr të vërtetë”.

“Është një detyrim moral dhe etik i ushtrisë izraelite për të gjetur të gjithë ushtarët e tij të zhdukur dhe të burgosur, si dhe ata që nuk u dihet varri”, u tha në një deklaratë. /tesheshi.com/

Related posts