Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Parlamenti tunizian voton për largimin nga detyra të kryeministrit të vendit

Pas një viti e gjysmë në krye të qeverisjes, Habib Essid duhet të bëhet gati për ta lënë postin e kryeministrit. Parlamentarët tunizianë kanë votuar mbrëmjen e së shtunës për largimin e tij.

Mocioni i votëbesimit ka sjellë votën kundër kryeministrit të 118 deputetëve; vetëm tre anëtarë të parlamentit kanë votuar pro tij, kurse 27 të tjerë kanë abstenuar.

Për kryeministrin ka patur kritika të vazhdueshme për paaftësinë për t’i çuar përpara reformat ekonomike. Shifrat e papunësisë janë përkeqësuar, ndërsa një e treta e të rinjve janë të papunë.

Presidenti tunizian, Beji Caid Essebsi, pati bërë thirrje një muaj më parë për një qeveri uniteti, në përpjekje për t’i dhënë fund trazirës së gjatë ekonomike.

Rezultati i votimit të djeshëm ishte i pritshëm, ashtu siç kryeministri tunizian ia bëri të qartë parlamentit se e dinte që vota ndaj tij do të ishte kundër.

Të hënën pritet nisja e negociatave për ndryshimet e pritshme në qeverisje. /tesheshi.com/  

 

 

auto pjese dak

Related posts