Parlamentarët norvegjezë miratojnë dërgimin e trupave në Siri

Ushtarët norvegjezë mund të jenë shumë shpejt në tokën siriane, pasi parlamenti i Norvegjisë ka miratuar planin për dërgimin e trupave në vendin e mbërthyer prej pesë vitesh nga konflikti civil. Trupat norvegjeze do t’u bashkohen forcave të koalicionit ndërkombëtar që luftojnë kundër ISIS-it.

Planet e qeverisë parashikojnë dërgimin e 60 ushtarëve norvegjezë që do t’i këshillojnë, do t’i stërvisin e do t’u japin mbështetje operacionale grupeve siriane që luftojnë kundër ISIS-it. Ky është një avancim, pasi planet e mëhershme parashikonin vetëm ndihmën e forcave të tilla jashtë territorit sirian.

Pasi parlamenti dha miratimin, qeveria norvegjeze do të bënte të ditur se mund të dërgoheshin trupa në Siri, e mes tyre dhe forca speciale.

“Forcat lokale (kundër ISIS-it) po bëjnë përparim më të madh nga ç’mund të shpresonim. Prandaj është më tepër në axhendë që forcat e koalicionit të jenë në gjendje të stërvisin, të këshillojnë dhe të japin mbështetje operacionale në territorin sirian në luftën e tyre kundër ISIS-it,” deklaroi ministrja norvegjeze e Mbrojtjes, Ine Eriksen Soereide.

Trupat norvegjeze do të dislokohen gjatë kësaj vere, dhe do ta kenë bazën në Jordani. /tesheshi.com/     

auto pjese dak

Related posts